Berat Gjimshiti është futbollisti i kombëtares me paraqitjen më të mirë në ndeshjet e fundit të kampionateve ku luajnë kuqezinjtë. Mbrojtësi shënoi ndaj Torinos, duke bërë që skuadra e tij të dalë me një pikë nga kjo ndeshje. Gjimshiti u vlerësua me notën 7, pasi veç golit, ai i realizoi më së miri detyrat e tij në mbrojtje.
Sa për këtë repart, Ardian Ismajli ka shkëlqyer, edhe pse ndaj Juventus luajti për 59 minuta, pasi u dëmtua. Pas largimit të tij nga fusha, kështjella e Empolit u rrëzua dhe Juventus fitoi ndeshjen 4-1. Ismajli është vlerësuar me notën 6.5.
Por jo vetëm kaq. Tani për tani, futbollisti i kombëtares shqiptare po konsiderohet mbrojtësi më i mirë në kampionatin Italian të futbollit.
Ardian Ismajli është mbrojtësi që ka larguar më shumë topa nga zona në këtë sezon. 190 veprime gjithsej, largime dhe bllokime, nga të cilat 93 janë në duelet në ajër. Ky konsiderohet një rekord, pasi është shumë shumë i thellë në krahasim me qendërmbrojtësit e tjerë në Serie A me një distancë prej 82 veprimesh më shumë, 33 raste largime në ajër më shumë se çdo lojtar tjetër në Serie A këtë sezon.
Ndeshje të mira dhe përfaqësime të plota kanë bërë thuajse të gjjithë lojtarët e tjerë të formacionit kuqezi.
Edhe pse pritej me shumë interes, Kristjan Asllani nuk luajti në derbi kundër Milan. Ndeshja u ndoq nga afër nga trajneri i kombëtares Sylvinho i cili shpresonte ta shihte mesfushorin, por bëhet e ditur se pas sfidës, stafi Teknik ka takuar lojtarin duke i treguar edhe një herë sa i rëndësishëm është ai për përfaqësuesen.
Tv Klan