Biznesmeni i njohur nga Kosova, Shkëlqim Devolli gjatë vizitës së tij në Uashington zhvilloi disa takime me kongresmenët Xhimi Paneta, Kris Smith dhe Uarren Davidson.
Afaristi nga Kosova, në takime të ndara në Kongres dhe në Senat, i ka njoftuar përfaqësuesit amerikanë për bizneset e Devolli Corporation në Kosovë, rajon dhe Evropë, si dhe afarizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkëlqim Devolli, një ditë më herët ka takuar edhe dy politikanë dhe afaristë të suksesshëm, kongresistin demokrat Kevin Hern dhe senatorin republikan Pete Ricketts.
Afaristi Devolli ka shprehur interesimin e tij që korporata të cilën e udhëheq të mund të bashkëpunojë me sektorët ekonomikë në të cilët këta politikanë të lartë kanë qasje.
Njësitë e Devolli Corporation tash e sa vjet kanë aktivitete të suksesshme në tregun amerikan, me eksportin më të madh kosovar dyshekët e brendit Comodita, fabrikat e dyshekëve në Texas, si dhe me kafen Prince dhe kafeterinë Prince Coffee House.
Tv Klan