Academy Museum Gala është një nga mbrëmjet e përvitshme të tapetit të kuq që mbahet në Academy Museum of Motion Pictures në Los Anxheles. Të famshëm si Ariana Grande, Ayo Edebiri, Kim Kardashian, Nicole Kidman, Selena Gomez etj, risollën veshjet e yjeve të dikurshëm, por duke ndërthurur modernitetin.

Academy Museum Gala mbahet për herë të katërt dhe po kthehet në një nga ngjarjet më të parapëlqyera të tapetit të kuq. Hyrja është shumë e kufizuar dhe çmimet, prezantuesit dhe një shfaqje muzikore surprizë nuk transmetohen në televizor. Kështu yjet mund të shijojnë momentet mes tyre pa praninë e mediave dhe në privatësi të plotë.

Megjithatë ka një tapet të kuq ku yjet parakalojnë përpara se gjithçka të bëhet hermetike. Shumë të famshëm zgjodhën një pamje të rafinuar, të pastër për të ringjallur shkëlqimin e Hollywood-it të vjetër.

/tvklan.al