Një centimetër tru njeriu u mbajt i gjallë më një enë laboratorike për herë të parë. Ky studim do të ndihmojë në gjetjen e kurave të reja për sëmundjet fatale.
Në Universitetin e Copenhagen një grup shkëncëtarësh morën një pjesë nga truri i një pacienti dhe nisën shpejt procesin për ta mbajtur të gjallë. Grupi uli temperaturën dhe i mbajti qelizat të oksigjenuara, më pas e izoloi në një enë me jone dhe minerale.
Shkencëtarët ndanë lajmin se arritën të mbanin gjallë indin e trurit për 12 orë, duke lejuar që të bëhen dhe studime të mëtejshme jo vetëm tek kafshët.
“Studimi i minjve dhe ai i njerëzve janë si të thuash të shikosh nga Nokia 3310 për të rregulluar një iPhone”, tha drejtuesja e kërkimit Emma Louise Louth. Ajo shtoi se funksionet janë të njëjta, por truri i njeriut është më kompleks sepse dopamine që lëshohet nga truri ndryshon tek secili tru.
Louth u pyet nëse preja dhe copëtimi i trurit është i dhimbëshm, por ajo u përgjigj se nuk ndien dhimbje. Grupi i kërkimit aktualisht po punon për të gjetur një metodë e cila i mban copat e vogla të trurit gjallë deri në 10 ditë./tvklan.al