Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit përkeqësuan situatën e zjarreve në Los Angelos.
Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri i cili u krye nga 32 shkencëtarë duke përfshirë ata nga SHBA dhe Evropa.
Ata janë pjesë e World Weather Attribution, një grup global që ka studiuar ndikimin e ndryshimeve klimatike në më shumë se 90 ngjarje ekstreme në mbarë botën.
Autorët vunë në dukje se sezoni i zjarreve në Los Angelos po bëhet më i gjatë.
Reshjet nga Tetori deri në Dhjetor historikisht i kanë dhënë fund sezonit të zjarreve, por në dekadat e fundit, këto reshje janë ulur. Temperaturat globale janë rritur me 1.3 gradë Celsius që nga koha para-industriale, ndërsa viti 2024 ishte viti më i nxehtë i regjistruar.
Rreth 30 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 10,000 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret shkatërruese që nisën në fillim të Janarit.
Klan News