Çmimet Oscar 2025 mund të anulohen për herë të parë në historinë e tij, ndërkohë që flakët në Los Angeles vazhdojnë të “përpijnë” çfarë t’u dalë para.
Teksa më të mirët e industrisë së Hollywood-it po përgatiten për një nga netët më magjepsëse, të planifikuar më 3 Mars, Akademia tani është në dilemë lidhur me përgatitjet.



Los Angeles është shkrumbuar nga flakët, duke lënë pa shtëpi shumë banorë dhe duke marrë shumë jetë njerëzish. Raportet sugjerojnë se ceremonia është panevojshme, e parëndësishme në raport me situatën në Los Angeles.




Procesi i “nominimit” ka marrë tashmë një goditje për shkak të krizës së vazhdueshme, duke u shtyrë nga 17 Janari në 19 Janar, me periudha të zgjatura gjithashtu votimi. Shqetësimi kryesor i bordit në këtë kohë është që të mos duket sikur po festohet ndërkohë që shumë banorët të LA po përballen me dhimbje zemre dhe humbje të paimagjinueshme./tvklan.al