Shkencëtari gjerman Reinhard Genzel, tha sot se ai u ndje shumë i emocionuar dhe i lumtur kur e kuptoi se kishte fituar çmimin Nobel për Fizikë. Genzel do të ndajë çmimin e tij së bashku me britanikun Roger Penrose dhe amerikanin Andrea Ghez, për zbulimet e tyre rreth fenomenit më ekzotik në univers, vrimës së zezë.

Genzel, i Institutit Max Planck dhe Ghez nga Universiteti i Kalifornisë, morën gjysmën e çmimit për zbulimin se një objekt i padukshëm dhe jashtëzakonisht i rëndë qeveris orbitat e yjeve në qendër të galaktikës sonë. Ndërsa, gjysmën tjetër të çmimit e fitoi, Penrose, profesor në Universitetin e Oksfordi, për punën e tij të bërë duke përdorur matematikën për të provuar se vrimat e zeza janë një pasojë e drejtpërdrejtë e teorisë së përgjithshme të relativitetit.

Genzel kujtoi se ai ishte në një takim kur mori telefonatën nga Stokholmi, tha se ngeli pa fjalë dhe pranoi të ketë qarë.

Çmimet Nobel u krijuan me vullnetin e shpikësit dhe biznesmenit suedez të dinamitit Alfred Nobel dhe janë dhënë që nga viti 1901.

Kujtojmë se koronavirus ka kufizuar shumicën e festimeve të zakonshme përreth çmimeve dhe ka bërë që të fillohen gara shkencore në botë për të zhvilluar një vaksinë dhe trajtim kundër Covid-19./tvklan.al