Regjistrohen për herë të parë erërat supersonike të papara ndonjëherë në një planet. Shkencëtarët thonë se shpejtësia është 33 mijë kilometër në orë dhe është era më e shpejtë e llojit të saj e matur ndonjëherë.
Erëra supersonike me shpejtësi 33 mijë km/orë. Verifikohen 500 vite dritë larg Tokës në një ekzoplanet , duke krijuar një korrent të vrullshëm kryesisht në zonën e ekuatorit të Wasp-127b.
Sipas zbulimit të publikuar në revistën shkencore “Astronomy dhe Astrophysics”, kjo është shpejtësia me e lartë e erës e matur ndonjëherë në një planet. Ndërkohë që më e larta e matur në Sistemin Diellor është verifikuar në Neptun , me 1800 km/orë.
Ky planet u zbulua në vitin 2016, ka dimesnione pak më të mëdha se Jupiteri. Zbulimi është falë “Very Large Telescope” në Kili, ku vrojtimet kanë qenë mjaft të detajuar, dhe specifikohet se polet e këtij planeti janë më të ftohtë, dhe ka një diferencë temperature mes pjesës së ndriçuar dhe asaj të errësirës.
Kjo shpjegon që ky planet ka një sistem meteorologjik mjaft kompleks , siç është edhe në Tokë dhe në planetet e tjerë të sistemit tonë Diellor.
Klan News