Shkëndija fitoi derbin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Tetovarët triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Shkupit, në një ndeshje spektakolare, për shkak të sjelljes së tifozerive.

“Ballistët” e Shkëndijës dhe “Shvercerat” e Shkupit, harruan për një moment rivalitetin dhe u bënë bashkë, duke kënduar këngë patriotike në kor.

Sa i përket ndeshjes, golat e fitores për kuqezinjtë u shënuan nga Shala në minutën e 4-t dhe Ibraimi në minutën e 62-të.

Me këtë fitore, Shkëndija renditet në vendin e dytë me 33 pikë, po aq sa Sileksi i vendit të parë dhe Gostivari i vendit të tretë.

Shkupi mban vendin e shtatë me 16 pikë, ndërsa për bardheblutë kjo është humbja e pestë radhazi. /tvklan.al