Karnavalet dhuruan një spektakël të veçantë në Shkodër. Për herë të parë, parada e karrove dhe dritave krijoi një atmosferë magjike, duke mbushur qytetin me gjallëri dhe argëtim.
Shkodranët dhe vizitorët nga e gjithë Shqipëria përjetuan një festë unike, ku tradita dhe kreativiteti u ndërthurën në një festim të paharrueshëm.
“Për mua është viti i parë që e festoj në Shkodër, po shoh nga afër si janë karnavalet dhe është mrekullia vetë. Në fakt duket si një festë për gjithë qytetin”, u shpreh një qytetare.
“Mirë, shumë bukur po duket, fëmijët po kënaqen. Edhe ne gjithashtu”, tha një tjetër.
Festimet u mbyllën me djegien tradicionale të dordolecit, një simbol i zhdukjes së fenomeneve negative në shoqëri dhe rilindjes së shpresës me afrimin e pranverës.
Klan News