Kulla e Inglizit në Shkodër një prej objekteve më të rëndësishme është rikthyer fuksionale. Me iniciativën e kryetarit të bashkisë Benet Beci sahatit i është vendosur ora.
“Rikthimi i tij ishte rikthimi i një tjetër drite që hapet për Shkodrën. Kështu që mendoj që është një gjë e menduar shumë mirë.”
Kulla është monument i kategorisë së parë dhe ka vlera të veçanta për qytetin.
“Kemi bashkimin e dy vlerave. Nuk kemi thjesht një sahat, por kemi edhe rikthimin e një vlere mbi Trashëgiminë Kulturore sepse Kulla e Inglizit është një nga pioneret e kullave në Shqipëri.”
Kulla me sahatin merr një pamje fantastike gjatë natës falë ndriçimit ndërsa kulla e Inglizit është ndërtuar në shek XIX. Ajo ka 16 dhoma të mëdha të ndërtuara në stilin oriental. Gjatë periudhës së komunizmit Kulla e Ingliz ishte një muze.
Klan News