Ngjarja rrëqethëse e vrasjes së 14-vjeçarit jashtë dyerve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka lënë shenjat e saj edhe te fëmijët. Gazetari Merin Maçi ndan në emisionin “Opinion” në Tv Klan një episod nga tragjedia, ku njëra nga shoqet e klasës së 14-vjeçarit,  ka tentuar të kërkojë ndihmë. Nga tronditja e madhe, vajzës i ka rënë të fikët dhe është shprehur se ka frikë të kthehet në shkollë.

Merin Maçi: Një shoqe e klasës së viktimës, teksa e ka parë atë me plagën në trup, ka tentuar për të informuar mësuesen e Fizkulturës në shkollë, palestra e shkollës është në hyrje të shkollës “Fan Noli” dhe në tentativë për t’i ardhur në ndihmë, i ka rënë të fikët nga trauma që ka pësuar. Momentin që është shoqëruar në familje nga stafi i shkollës, ajo ka thënë se ka frikë të shkojë sërish në shkollë, të paktën edhe prindërit e kësaj vajze thonë se ka frikë të shkojë sërish në shkollë, por kjo gjendje është te një pjesë e konsiderueshme e fëijëve që ndodheshin aty.

Më tej, gazetari shtoi edhe një tjetër detaj:

Merin Maçi: Shkolla vijonte mësimin normalisht, pa asnjë lloj ndryshimi programi. Edhe mënyra e dhënies së ndihmës, duhet të ishte afruar oficerja e sigurisë e cila trajnohet për ndihmën e parë ose për të dhënë një ndihmë që një qytetar i zakonshëm nuk mund t’ia jepte fëmijës./tvklan.al