Ngjarja në Fushë Krujë, policia shoqëron disa persona

Një 44-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë orëve të natës në fshatin Kameras të Fushë Krujës. Sipas policisë, rreth orës 02:25, persona të paidentifikuar tentuan të vidhnin bagëti të imëta në një stallë në pronësi të 44-vjeçarit A.B.

Pikërisht gjatë kësaj tentative, grabitësit plagosën me armë të zotin e shtëpisë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  

Ndërkohë, autoritetet policore kanë shoqëruar disa persona të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al