Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për tenderin e Unazë së Re, që u fitua nga kompania “DH Albania” me dokumente të falsifikuara.
Dosja është dërguar në gjykatë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. I vetmi i pandehur në këtë proces është Avdjol Dobi, i cili është në kërkim.
26-vjeçari rezultoi përfaqësues ligjor i kompanisë “DH Albania”, e cila kompaninë mëme të saj e ka në shtetin e Delauerit në Amerikë.
Tv Klan