Një kabinë elektrike, në një pallat në Lezhë është përfshirë nga flakët.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, kabina është shkrumbuar plotësisht duke sjellë panik tek banorët.
Sipas asaj që raporton korrespondenti i Klan News, Martin Marku, pallati vijon të jetë i boshatisur, teksa banorët nuk kanë qëndruar brenda për shkak të errës së rëndë të shkaktuar nga tymi.
Ndërkohë pritet sqarimi i shkakut të zjarrit./tvklan.al