Një debat mes drejtuesit të autobusit dhe një pasagjereje, i ka marrë jetën 13 personave. Ngjarja ka ndodhur në lumin Yangtze në Chongqing në Kinë.
Pamjet e sigurisë kanë treguar dhe momentin kur shoferi debaton me një grua e cila e gjuan me një telefon dhe më pas dhe reagimin e tij, i cili humbet kontrollin e autobusit.
Shoferi nuk mund të kontrollonte dot automjetin dhe ky i fundit ra në lumë. 13 persona gjetën vdekjen dhe 2 të tjerë janë shpallur të zhdukur.
/tvklan.al