Çmimi i primeve të sigurimit nuk ka ndryshuar. Ka qenë kjo deklarata e Shoqatës së Sigurimeve, pas hyrjes në fuqi të sistemit të ri të pikëzimit për pagesën e siguracioneve. Kadri Morina, kryetari i Shoqatës dhe Asamblesë së Byrosë së Sigurimit, thotë se në asnjë rast nuk ka rritje çmimi, përkundrazi ai që nuk ka dëme dhe shkelje ligjore, paguan më pak.

Sipas Shoqatës së Sigurimeve, me sistemin e ri të pagesës së siguracioneve, tashmë Shqipëria po zbaton direktivat e BE. Sipas tyre ky sistem i ri, do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për të mos shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe përfshirjes në dëme.

Në vitin 2024, u regjistrua rreth 8,5% më qytetare drejt shoqërive të sigurimit, ose e thënë ndryshe mbi 1 500 000 persona kanë nënshkruar kontratat e sigurimit me shoqëritë siguruese. Tregu vazhdon të jetë i orientuar në sigurimet motorike të detyrueshme, të cilat zënë rreth 65% kundrejt 35% që zënë sigurimet vullnetare. Vitin që lamë janë dëmshpërblyer rreth 20 % më shumë persona, ose e thënë ndryshe mbi 70 mije klientë qytetarë.

Tv Klan