8 anëtarët e rinj u zgjodhën me short

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor.

Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave që do të kenë subjektet elektorale që do të garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ata janë Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentjan Medja, Esmeralda Çeka dhe Alma Kolgjoka.

Të gjithë gjyqtarët e përzgjedhur për të qenë pjesë e Kolegjit kanë kaluar procesin e Vettingut dhe shumcia e tyre vijnë nga gjykatat e rretheve.

Në garë ishte vetëm 16 gjyqtarë, një numër i vogël kandidatësh, ky për shkak se Kodi i ri Zgjedhor përcakton detyrimin që anëtar i Kolegjit Zgjedhor duhet të zgjidhet vetëm ai gjyqtar që ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.

Sipas Kodit të ri Zgjedhor të miratuar pak javë më parë, anëtarët e Kolegjit qëndrojnë në këtë detyrë për një mandat 4-vjeçar, pasi të betohen në prani të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Tv Klan