Shpejtësia përtej normave te lejuara duket se është një nder arsyet kryesore e aksidenteve qe vazhdojnë te përgjakin rrugët e vendit.

Një fakt i tille pohohet edhe nga drejtuesit e policisë rrugore, te cilët shtojnë se papërgjegjshmëria e drejtuesve te automjeteve ne zbatimin e sinjalistikës dhe kodit rrugor vijon te mbetet shqetësim madhor.

Nuk është e vështire te konstatosh sesi tabelat e kufizimit te shpejtësisë te vendosura ne krah te rrugës nuk respektohen hapur ne mes te ditës, ne kushtet e një trafiku normal.

Fjorald Zguro: “Ndodhemi në superstradën Tiranë-Durrës dhe jemi duke lëvizur me një shpejtësi 80 deri 90 kilometra në orë, aq sa është dhe limiti i shpejtësisë për këtë superstradë, por siç shihet një numër i madh automjetesh po na parakalon”.

Përmirësimi i dukshëm i cilësisë se rrjetit rrugor ne te gjithë vendin, fatkeqësisht ka nxitur jo pak drejtues automjetesh te imitojnë idhujt e tyre te garave me makina Formula 1, duke vene ne rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe te personave te tjerë.

Gjithsesi rrugoret vijojnë te ushtrojnë kontrolle për respektimin e shpejtësisë jo vetëm ne rrugët ndërqytetëse, por edhe ne ato urbane.

Fjorald Zguro: “Ndodhem pranë Zogut të Zi në hyrje të Tiranës ku një patrullë e lëvizshme e policisë rrugore është duke matur shpejtësinë me radarë.”

Gjate një dite normale rrugoret ne kryeqytet konstatojnë rreth 300-400 raste te shkeljes se kodit rrugor, jo vetëm shpejtësi e larte, por edhe parkime apo parakalime te gabuara, ndaj te cilave merren masa nga gjoba deri ne bllokim patente.

“Mbaj shënim një patente qe pezullohet për shpejtësi matur me radarë, shpejtësi tej normave të lejuara në qytet, me 91 kilometra në orë.”/tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro