Lokalet e Tiranës sot janë tjetërsuar nga festa e Halloween, që festohet në mbrëmje. Nga kungujt, që janë simboli i kësaj feste, rrjetat e merimangave dhe lakuriqët e natës, Tirana duket fiks si të jetë pjesë e ndonjë skene filmi horror.
Për Klan Plus, një prej menaxherëve të lokaleve në Tiranë tregon se si kjo festë ka ardhur duke evoluar dhe çfarë shpenzimesh kërkon.
Pjesë e këtyre përgatitjeve, janë dhe make up artistët. Tashmë maskat janë zëvendësuar me piktura të realizuara nga ata. Por sa mirëpriten këto piktura dhe sa kushton një realizim i tillë?
Përgatitje të shumta dhe shpenzime marramendëse vetëm për një natë, e cila origjinën e ka nga në festivalin antik të keltëve në Skoci. Data 31 Tetor mendohet se është nata ku nuk ka më kufi midis botës së të gjallëve dhe të vdekurve. Në Shqipëri kjo është një festë e importuar dhe askush nuk ka lidhje me traditën e saj. Mesa duket preferohet një natë ku njerëzit fshehin identitetin e tyre dhe të surprizojnë njëri-tjetrin me imazhin e ri.
Klan Plus