Dy vëllezër në Gramsh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në automjetin me të cilin udhëtonin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçe” në unazën e qytetit të Gramshit. Mjeti tip Ford Focus ka qenë në lëvizje kur shpërtheu. Dy vëllezërit A.Mine dhe E.Mine mbetën të plagosur. Pas marrjes së ndihmës së parë, u dërguan drejt Spitalit të Traumës në Tiranës.

Dyshohet se në automjetin që është në pronësi të A.Mine, ishte vendosur lëndë eksplozive. Këto janë dyshimet paraprake të hetuesve, por nuk ka ende asgjë zyrtare. Nuk përjashtohet as shpërthimi nga ndonjë defekt teknik. Megjithatë, shkaqet e sakta pritet të vërtetohen në vijim.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe zjarrfikësja.

Njoftimi paraprak i Policisë së Elbasanit:

Rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, automjeti tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë.

/tvklan.al