Tiranë | Rreth orës 17:00, te pallatet “Malajziani” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E. C.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Ndërkohë në rubrikën Kallëzo, në tvklan.al, qytetarët përcollën pamjet e djegies së automjetit./tvklan.al