Vullkani Fuego i Guatamalës, një nga vullkanët më aktivë në botë është duke shpërthyer. Autoritetet amerikane kanë evakuar deri më tani rreth 300 familje, por janë ende në rrezik 30 000 njerëz të tjerë që ndodhen afër zonës.
Shpërthimi nis të dielën dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë dëm
Autoritetet kanë mbyllur të gjitha shkollat afër zonës gjithashtu kanë bllokuar edhe një rrugë që të çon në zonën e rrezikut.
Ekspertët thanë se rreziku nuk ishte shpërthimi i vullkanit, por hiri, shkëmbijtë dhe balta e krijuar nga llava që mund të shkatërrojë shumë fshatra.
Autoritetet thanë se rrjedhja e materialit vullkanik është e moderuar, por është në rritje. Janë vënë në lëvizje edhe linjat ajrore pasi thuhet se hiri i krijuar mund të arrijë deri në 7 000 metra lartësi.
Shpërthimi i fundit i këtij vullkani ka ndodhur në vitin 2018 ku humbën jetën 194 njerëz dhe 234 të tjerë u raportuan të zhdukur.
/tvklan.al