Një cisternë nafte amerikane dhe një anije mallrash portugeze janë përplasur këtë të hënë në Detin e Veriut.

Cisterna amerikane ishte nisur nga një port grek, ndërsa anija e mallrave po shkonte nga Skocia për në Hollandë.

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar nisën menjëherë zjarrëfikëset dhe anijet e shpëtimit në vendngjarje rreth 10 milije larg qytetit të Hull.

Mediat e huaja raportojnë se vetëm 1 person është lënduar dhe ndodhet në spital, ndërsa 36 persona të tjerë që ndodheshin në ekuipazhet e të dyja anijeve janë të sigurtë.

Raportohet se në momentin e përplasjes kishte vetëm zjarr dhe tym të zi që mbulonte të dyja anijet.

/tvklan.al