Volodymyr Zelensky dhe delegacioni ukranas mbërritën mbrëmjen e kësaj të Hëne në Arabinë Saudite.

Presidenti ukrainas u takua me princin e kurorës Mohamed bin Salman, por nuk do të jetë i pranishëm në takimin e delegacionit të Ukrainës me atë Shteteve të Bashkuara të kryesuar nga sekretari i shtetit Marko Rubio të martën.

Kryediplomati amerikan, i cili mbërriti në Xhedah po këtë të hënë tha se synimi i këtij takimi është të dëgjojë sa më shumë nga pala ukrainase. Me nismën e Donald Trumpit, Uashingtoni po nxit arritjen e shpejtë të paqes në Ukrainë, përmes procesit të nisur më 18 Shkurt në Riad ku Rubio u takua me Lavrovin dhe delegacionet përkatëse. Në takimin e të martës, Rusia nuk është e ftuar.

Në një mesazh në Telegram para nisjes në Arabinë Saudite, Zelensky tha se ka kërkuar paqen që në sekondën e parë pas nisjes së sulmit rus në vendin e tij, por ai akuzoi Rusinë se është i vetmi shkak që lufta vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Deklaratën, Zelensky e bëri pasi presidenti amerikan Donald Tramp e akuzoi gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë se po bëhet pengesë për paqen, duke këmbëngulur në kushte pa qenë në pozita për ti përcaktuar ato.

Këtë të Hënë, Donald Trump riktheu shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën, të nevojshme për ushtrinë ukrainase në përdorimin e armëve me rreze të gjata veprimi që ia dha administrata Biden.

Tv Klan