Të paktën 35 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një shpërthim, në një shesh të mbushur me njerëz në kryeqytetin Bagdad në Irak.
Policia tha se në sulmin e sotëm ishte shfrytëzuar një makinë-bombë.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim, por Shteti Islamik ka kryer disa sulme në Bagdad, gjatë javëve të fundit, duke marrë në shënjestër kryesisht territoret me popullatë shumicë shiite./ tvklan.al
Lajmi në përditësim…