Udhëheqësi i ISIS Abu Yusif u eliminua në një sulm nga forcat e Komandës Qendrore të SHBA-ve të enjten. Po ashtu një tjetër operativ i paidentifikuar i ISIS u eliminua në këtë sulm.

Komanda Qendrore e SHBA e njoftoi këtë përmes ​​një deklarate në platformën sociale “X” këtë të premte.

Zona ku ndodhi sulmi ishte kontrolluar më parë nga regjimi i Asadit dhe Rusia.

“Siç u tha më parë, Shtetet e Bashkuara duke punuar me aleatët dhe partnerët në rajon nuk do të lejojnë ISIS-in të përfitojë nga situata aktuale në Siri dhe të rigjallërohet”, tha komandanti i CENTCOM, Michael Erik Kurilla.

“ISIS ka synimin të largojë nga paraburgimi mbi 8,000 operativë të ISIS që aktualisht mbahen në objektet në Siri”, theksoi ai.

Lajmi për elimimin e Jusifit vjen disa ditë pasi SHBA eliminoi gjithashtu 12 terroristë të tjerë të ISIS në Siri nëpërmjet sulmeve precize,

Në fillim të Dhjetorit, ish-presidenti i Sirisë Bashar al-Assad u rrëzua nga forcat rebele siriane pas 24 vjetësh në pushtet.

Klan News