Izraeli tha se një “epokë e re” lufte po fillonte duke pranuar në heshtje rolin e tij në sulmet e dyfishta që synoni Hezbollahun dhe që e kanë shtyrë Lindjen e Mesme përsëri në prag të një konflikti më të gjerë.

Pasi refuzoi të komentonte mbi shpërthimet ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant duket se i referohej sulmeve.

“Ne jemi në fillimin e një epoke të re në këtë luftë dhe ne duhet të përshtatemi,” tha ai.

Komenti i tij shënon herën e parë që një zyrtar izraelit me sa duket pranon rolin e Izraelit në sulme. Ndërkaq kujtojmë se operacioni i së martës ishte një përpjekje e përbashkët midis IDF dhe Mossad.

Bëhet fjalë për një sulm kibernetik të koordinuar, që kishte objektiv pajisjet e vogla që njihen si pejxher, por edhe telefonat celularë. Sulmi, i pari i kësaj natyre dhe shkalle, shënon një goditje të fortë për sigurisë së Hezbollahut.

Nga shpërthimi i së martës që synonte anëtarë të Hezbollahut, dhjetëra persona u vranë dhe 2,800 të tjerë u plagosën duke përfshirë këtu gra dhe fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë së Libanit thotë se të paktën 20 njerëz mbetën të vrarë dhe më shumë se 450 të tjerë të plagosur nga shpërthimet e së mërkurës./tvklan.al