Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa rreth 3 mijë të tjerë janë plagosur në Liban pasditen e kësaj të marte, si pasojë e shpërthimit të pajisjeve të dorës të komunikimit, të përdorura nga Hezbollahu. Shpërthimet ndodhën në Bejrutin jugor dhe në disa zona të tjera të vendit.
Hezbollahu, një grup i armatosur i mbështetur nga Irani, akuzoi Izraelin për sulmin.
“Ky armik tradhtar dhe kriminel do të marrë pa diskutim dënimin e merituar për këtë sulm mëkatar, e pret ose jo”, thuhet në një reagim.
Edhe zyrtarë libanezë fajësuan Izraelin për shpërthimet.




Hezbollahu tha se të vrarë kanë mbetur 2 prej luftëtarëve të tij dhe një vajzë 8-vjeçare. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 9 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa të paktën 2,800 janë plagosur.
Në mesin e të plagosurve raportohet të jetë edhe ambasadori iranian në Liban, Mojtaba Amani.
Sipas BBC, bëhet fjalë për një sulm kibernetik të koordinuar, që kishte objektiv pajisjet e vogla që njihen si pejxher, por edhe telefonat celularë. Sulmi, i pari i kësaj natyre dhe shkalle, shënon një goditje të fortë për sigurisë së Hezbollahut.
Në rrjetet sociale qarkullojë video të ndryshme në të cilat shihet se pajisjet u shpërthejnë papritur përdoruesve që i kishin në xhepa apo çantë.
Hello future…
— Alf Really 🇺🇦🇺🇲🇬🇧🇨🇦🇪🇺🇮🇱🇩🇪🇵🇱 (@vik8867dn) September 17, 2024
Around 1,200 people were injured by sudden explosions of mobile phones or pagers in #Lebanon.
According to media reports, the pagers detonated due to a cyberattack by #Israel. In total, more than 500 explosions were heard in the country at the same time. Lebanese… pic.twitter.com/OIm0Ez5DiG
Hezbollahu kundërshton prej kohësh praninë e Izraelit në zonat e diskutueshme kufitare. Luftimet midis dy palëve janë përshkallëzuar muajt e fundit, duke rritur frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.
Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA e shumë vende të tjera./tvklan.al