Një familje shqiptare, prej 7 anëtarësh, ka shpëtuar për mrekulli. Një zjarr përfshiu banesën e tyre në Rimini, Itali, ndërsa ata banonin në katin e dytë.

zjarri 2

Kështu flakët e zjarri përfshijë menjëherë banesën. Të gjithë anëtarët e familjes shqiptare u detyruan të hidheshin nga kati i dytë dhe nga kjo kanë marrë plagë të lehta.

zjarri 3

Të plagosur kanë mbetur dy prindërit, si dhe katër fëmijët, mes tyre djali i vogël vetëm 3 muaj. Gjithashtu në banesë, kur ka rënë zjarri, ka qenë edhe vëllai i kryefamiljarit shqiptar.

zjarri 4

Fqinjët, në një përpjekje për t’i ndihmuar kishin vendosur në tokë disa dyshekë, për të zbutur rënien. Paraprakisht dyshohet se zjarri në katin e parë mund të jetë i qëllimshëm./tvklan.al

zjarri 5

 

Lajmi në përditësim…