Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë sot ka qenë me një ritëm të lartë, me gjuajtje në të dy portat deri në sekondën e fundit të saj.
Sipas OPTA-s, sfida e sotme kishte regjistruar 17 tentativa në portë në total, nga të dy skuadrat. Që kur kjo statistikë kishte filluar të regjistrohej në vitin 1980, sipas saj vetëm një ndeshje tjetër në fazën në grupe ia kalonte ndeshjes së sotme.
Bëhet fjalë për ndeshjen në fazën në grupe të Euro 2004, kur u ndeshjen Kroaci – Angli u regjistruan 22 goditje në portë nga të dy skuadrat.
17 – There were 17 shots on target in the game between Croatia and Albania, while only one group stage game on record (since 1980) at the UEFA European Championship has seen more combined (22 – Croatia v England in 2004). Ambition. #EURO2024 pic.twitter.com/2pVxb2iWuH
— OptaJoe (@OptaJoe) June 19, 2024