Kombëtarja shqiptare përballet me Ukrainën, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë e Silvinjos synojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar te vendi i parë në renditjen e Grupit B1.
Në “Air Albania”, pritet një përballje e zjarrtë, pasi të dyja kombëtaret e kanë detyrim fitoren. Shqipëria fitoi në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës me rezultatin 2-1 dhe synon një tjetër sukses, këtë herë në shtëpi dhe përpara tifozëve kuqezi.
Te Kombëtarja shqiptare shpresojnë në një barazim te ndeshja tjetër Çeki-Gjeorgji, e cila do e dërgonte Shqipërinë në vendin e parë, në rast fitoreje ndaj Ukrainës.
Sa i përket formacioneve zyrtare, surpriza mund të quhen Ernest Muçi dhe Jasir Asani, të cilët nuk priteshin nga minuta e parë, por do të jenë titullarë. Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
UKRAINA: Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konoplia, Kaliuzhnyi, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak, Mudryk, Yaremchuk.
/tvklan.al