Në progres-raportin e Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë gjatë vitit 2024, evidentohet edhe synimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE në vitin 2027, plan ky është mbështetet edhe nga KE.

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin Rama ku i dorëzoi progres-raportin, u pyet nga gazetarët pikërisht për këtë pikë.

Ambasadori Gonzato tha se anëtarësimi në BE i Shqipërisë deri në vitin 2027 është i mundur dhe është një synim shumë ambicioz, por që kërkon punë dhe vullnet.

“Kemi parë që është e mundur, shumë ambicioze, dhe kjo është treguar edhe nga kapacitetet teknike të skanimit të legjislacionit për të shqyrtuar gamën e gjerë. Kjo është një ofertë nga ana jonë për gatishmëri por kërkon nga njëra anë përpjekje të konsiderueshme dhe vullnet të vendosur politik, e po kështu kërkon gatishmërinë e shteteve anëtare për të rënë dakord për çeljen e këtyre kapitujve. Nëse shtetet anëtarë janë të bindur që Shqipëria ka bërë progres, jam besimplotë që mund të bëjmë progres të konsiderueshëm në këtë drejtim”, u shpreh ambasadori i BE.

/tvklan.al