Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes, Vulin, i cili thoshte se kreu i qeverisë sonë po vazhdon punën për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Kreu i qeverisë pyet Presidentin Vuçiç dhe duke postuar deklaratën e Vulin thotë se shpreson që të jetë një meme.
“Vuçiç, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trukulluarit dhe gojëndyrët që e mbajtën të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim”, shkruan Rama.
Vulin akuzoi Ramën pas deklaratave të këtij të fundit gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës me të Shqipërisë./tvklan.al