Dy fitore dhe një humbje ishte bilanci i Kombëtares Shqiptare të vajzave të 19-vjeçareve në kualifikueset e Kampionatit Europian 2024. Skuadra e teknikut Kreshnik Krepi hodhi poshtë gjithçka në ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Skocisë, të humbur me shifrat e thella 3-0.
Një pjesë e parë e mirë në stadiumin “Elbasan Arena” nga ana e përfaqësueses sonë, por në të dytën, skocezet arritën të merrnin 3 pikëshin dhe garantuan vendin e parë në grupi dhe ngjiten në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues.
Pavarësisht se nuk ia dolën të ngjiten në Ligën A, vajzat kuqezi zhvilluan një edicion kualifikues shumë të mirë duke dominuar në dy sfidat e para ndaj Qipros dhe Lihtenshtejnit dhe duke siguruar 6 pikë në dy ndeshje.
Të gjitha ndeshjet e këtij raundi të dytë të Kampionatit Europian U-19 u zhvilluan në Shqipëri, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ndeshjet u luajtën në ‘Shtëpinë e Futbollit’ dhe në stadiumin ‘Elbasan Arena’, duke treguar nivel të lartë organizimi.
Klan News