Këtë fundjavë u përcaktuan çiftet finalistë të Kupës së Shqipërisë, për U-17 dhe U-19.

Apolonia dhe Partizani, do të përballen mes tyre, në finalen e grupmoshës U-17.

Fierakët triumfuan 3-1 ndaj Skënderbeut, ndërsa kryeqytetasit mposhtën Vorën 2-1.

Në grupmoshën U-19 do të përballen Tirana-Teuta. Bardheblutë triumfuan ndaj Dinamos 2-0 dhe avancuan më tej, ndërsa Teuta-Apolonia, përfundoi me fitoren minimale të durrsakëve 1-0. /tvklan.al