Kombëtarja shqiptare e femrave pësoi një humbje të thellë 5-0 nga Norvegjia, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të “play off”-it, të Europianit “Zvicër 2025”.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ishte një takim pa shumë histori, me dominimin e norvegjezeve.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-3, pas golave të shënuar nga Maanum dhe dopietës së Bergsvand. Në fraksionin e dytë, Norvegjia vulosi takimin në 5-0, pas golit të Hegerberg dhe autogolit të Hoxhajt.
Ndeshja e dytë e Shqipërisë ndaj Norvegjisë do të jetë të hënën e 28 Tetorit në stadiumin e Oslos, në orën 19:00. /tvklan.al