Kundërshtari nuk fiton një ndeshje zyrtare prej 4 vitesh
Shqipëria e nis si favorite ndeshjen e sotme me Lituaninë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë të motivuar pas suksesit 2-0 në transfertë me Bjellorusinë, ndërsa përfaqësuesja balltike u mund me të njëjtin rezultat nga Kazakistani në Vilnius.
Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Edoardo Reja është në përmirësim, ndërsa Lituania nuk fiton një ndeshje zyrtare prej 4 vitesh. Një e dhënë inkurajuese, madje dhe kundërshtarët e shikojnë Shqipërinë si pretendente. Reja paralajmëroi ndryshime në formacion për shkak të problemeve fizike të lojtarëve, ku sot në Air Albania mund të shohim edhe debutues.
Në ndeshjet e mëparshme secili ekip numëron nga dy fitore. Rëndësia e këtyre 3 pikëve është e padiskutueshme për ecurinë dhe te Kuqezinjtë i synojnë, pasi do të ishte një hap i rëndësishëm në objektivin e përcaktuar vendin e parë në grup që do të na ngjiste në Ligën B.
Tv Klan