Gjysma e qytetarëve kanë pasaporta të vendeve anëtare
Europa nuk i ka hapur dyert Shqipërisë për t’u bërë pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, por shqiptarët u kanë zënë derën.
Eurostat raporton se shqiptarët zënë vendin e dytë në Bashkimin e Europian për numrin e personave që marrin shtetësinë e një vendi në BE.
Sipas të dhënave të Eurostat, nga vitit 2002 deri në vitin 2007, shqiptarët që kanë marrë shtetësi në kontinentin e vjetër, varion nga 1 mijë deri në 5 mijë në vit.
Ndërkohë që prej vitit 2008 e në vijim, ky numër çdo vit vjen në rritje. Janë me dhjetra mijëra shqiptarë që marrin një shtetësi të huaj. Një pjesë e tyre i mbajnë të dyja nënshtetësitë por në varësi të politikave që kanë vendet. Pasi ka me mijëra emigrantë që kanë hequr dorë edhe nga pasaporta shqiptare.
Në vitin 2016, është shënuar edhe numri më i lartë me 67,510 raste në vit. Ndëra në 2017 dhe në 2018 të marra së bashku janë më shumë se 106 mijë emigrantë që kanë marrë një pasaportë europiane.
Vetëm në 17 vitet e fundit, numri i shqiptarëve që kanë marrë pasaporën e një vendi anëtar të Bashkimit Europian është 394 mijë 184 persona.
Statistikat e emigrimit janë ende të paqarta. Por sipas INSTAT, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1.64 milionë shtetas jashtë vendit, të cilët janë vendosur kryesisht në Greqi dhe Itali. Ndërkohë që vitet e fundit numri i emigrantëve po vjen në rritje rritje edhe në Gjermani.
Në Strategjinë Kombëtare të Diasporës po i jepet një vëmendje forcimit të lidhjes me atdheun e të parëve, pasi fëmijët e tyre po i shkëpusin lidhjet. Vota e migrantëve, përfshirja në politikëbërje, si dhe kthimi vullnetar i emigrantëve të kualifikuar. Shqipëria në 30 vitet e vundit ka humbur mijëra e mijëra persona të kualifikuar. Por veç Greqisë e Italisë, emigrimi i trurit tashmë është fokusuar drejt Kanadasë, SHBA, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Klan Plus