Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka falenderuar Kryeministrin Rama për vizitën në Francë. Gjatë fjalës së tij në një deklaratë të përbashkët për mediat, Presidenti Macron është shprehur se Shqipëria ka vazhduar rrugën evropiane me vendosmëri dhe ka premtuar që të besohet tek mbështetja franceze me qëllim që negociatat të ecin sa më shpejt.
Presidenti Macron: Jam i lumtur që po ju pres këtu. Jeni në shtëpinë tuaj. Ju që përdoni shumë mirë gjuhën tonë, ju që keni jetuar në këtë qytet. Franca ju do ju dhe vendin tuaj dhe kisha shumë dëshirë të ju prisja në Paris pas pritjes që më dhatë në Tetorin e shkuar. Dialogu që kemi me njëri-tjetrin dëshmojnë dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës. Përsëris angazhimin e Francës dhe të lëvizjes që ne kemi për Ballkanin Perëndimor. Këtu bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Europës për ta bërë më të fortë dhe më sovrane dhe përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Premtim për paqe për të gjithë rajonin. Shqipëria ka vazhduar rrugën evropiane me vendosmëri, besoni tek mbështetja për të ju shoqëruar në këtë rrugë me qëllim që negociatat të ecin sa më shpejt. Të impresionuar nga reformat dhe kapacitetet për të avancuar për vitet e fundit nën drejtimin tuaj.
Më tej, Macron ka theksuar disa prej marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen me Shqipërinë.
Presidenti Macron: Së fundmi pritët një samit në Tiranë ku ftuat dhe Zelenskyn, ky ishte moment i rëndësishëm. I nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, zëri juaj është i çmuar. Të bëjmë bilancin e kantiereve që kemi hapur bashkë për të forcuar partneritetin tonë në të gjitha fushat. Gëzohem për nënshkrimin pas pak për një marrëveshje ndërqeveritare që do i japë një implus të ri bashkëpunimit tonë, sidomos në fushat kyçe, të ujit, inovacionit dhe turizmit të qëndrueshëm. Sot pasdite ju do të shkoni në stacionin F për nisjen e një Këshilli Francë-Shqipëri për Inovacionin. Agjencia Franceze e Zhvillimit do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e saj dhe nënshkrimi i një huaje prej 120 milionë hua për reformën mjedisore dhe një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit do të lejojnë të kapërcejmë këto etapa. Kultura dhe arsimi në zemër të shkëmbimeve tona. Të gjitha këto përbëjnë një premtim të bukur për marrëdhëniet tona 2-palëshe. Sa e admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj për miqësinë dhe ndjenjat e thella evropiane. Ne i kushtojmë rëndësi kësaj dhe kjo është e rëndësishme për ne./tvklan.al