Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë për nisjen e mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit. Në një postim në Twitter thuhet se SHBA-ja mirëpret faktin që të trajtojë së bashku me Shqipërinë në KS sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota.
“Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për herë të parë në histori. SHBA-të mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në KS të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë”, thuhet në reagimin e ambasadës./tvklan.al
Urime ?? për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për herë të parë në histori. ?? mirëpresin të shërbejnë së bashku me ?? në KS të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 1, 2022