Kombëtarja shqiptare peshkon Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën në raundin kualifikues të Kupës së Botës 2026. Në shortin e hedhur në Zyhih, goglat përcaktuan rivalët e kuqezinjve, me ish-sulmuesin Fernando Jorente që na shortoi në grupin K.

“Tre luanët” kanë qenë shpesh rival të Shqipërisë në këtë raund të një kompeticioni madhor. Edhe në Botërorin e 2022, kuqezinjtë u ndeshen me Anglinë, ku pësuan dy humbje, në ‘Air Albania’ me shifrat 0-2 dhe në Londër, me rezultatin e thellë 5-0.

Serbia një tjetër rival i sikletshëm për kombëtaren tonë. Të gjithë kujtojnë atë mbrëmje makthi të Tetorit, ku u shpalos edhe banderola e famshme, çka solli edhe ndërprerjen e sfidës për shkak të thirrjeve raciste nga ana e tifozëve dhe sherrit në fushën e lojës. Letonia është një kundërshtarë që nuk përballemi prej kohësh. Sfida e fundit daton në Shtator të vitit 1999, në atë barazim 3-3.

Edhe Andorra ka qenë rival për Shqipërinë në të shkuarën. Në grupin B, gjendet Kosova, e shortuar me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Fushata eliminatore do të fillojë në muajin Mars dhe do të mbyllet në muajin Nëntor 2025. Kampionati Botëror 2026 do të zhvillohet në tre shtete të ndryshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Për herë të parë, kompeticioni do të diskutohet mes 48 kombëtareve.

Klan News