5 gola dhe një asist është bilanci i lojtarëve të kombëtares shqiptare me skuadrat respektive gjatë fundjavës. Rey Manaj, Myrto Uzuni dhe Mario Mitaj gjetën rrjetën, ndërsa Muçi asistoi në fitoren e Besiktash. Manaj hodhi pas krahëve dëmtimin, teksa shënoi dy gola në fitoren 3-2 e Sivvasspor. Fillimisht, Manaj zhbllokoi sfidën, ndërsa më pas i hapi udhë përmbysjes së madhe me vlerën e tre pikëve.
Një dopietë golash që e ngjit në kuotën e tre realizimeve këtë sezon. Me dy gola shkëlqeu edhe Myrto Uzuni. Beratasi realizoi në fitoren e thellë 4-0 që Granada regjistroi ndaj Tenerife. Sulmuesi kuqezi realizoi 2 herë brenda 13 minutave në pjesën e parë. Fillimisht në minutën e 20-të dhe më pas në të 33-ën, ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren e thellë të Granadës.
Mario Mitaj shënoi golin e parë me fanellën e Al Ittihad. Futbollisti kuqezi e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në të 35-ën. Mitaj e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81-të duke vulosur fitoren e skuadrës së tij 3-1 ndaj Al Qadisiya. Ernest Muçi dha kontributin e tij me një asist në fitoren e Besiktas 2-0 ndaj Konyaspor. Mesfushori i Kombëtares shqiptare rikuperoi topin në fundin e pjesës së parë dhe shërbeu saktë për Rafa Silvën.
Klan News