Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali teksa e përfshirë është një familje shqiptare. Mësohet se babai ka tentuar t’i vendosë flakën shtëpisë duke tentuar në këtë mënyrë të vrasë gruan dhe katër fëmijët. Megjithatë nga e gjithë skena ka mbetur viktimë vetë autori i kësaj ngjarje, ndërsa pjesa tjetër ka shpëtuar.
Mësohet se Dritan Cobo, 48 vjeç humbi jetën për shkak të asfiksë. Mediat shkruajnë se pasi priti që të gjithë anëtarët e familjes të flinin gjumë, ai u ngrit dhe në bodrum mori një shishe me benzinë me të cilën filloi të spërkaste muret. Më vonë shqiptari i vuri flakën, por fatmirësisht ishte një prej fëmijëve që u zgjua dhe ngriti alarmin.
Asnjë prej 4 fëmijëve dhe gruas nuk ka pësuar dëmtime të rënda, por janë dërguar në spital vetëm për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë bërë situata ekonomike, e cila për shkak të pandemisë së koronavirusit veçse ishte rënduar për familjen shqiptare. /tvklan.al