Një shqiptar 32-vjeçar mbeti i plagosur pasditen e së mërkurës në lagjen Peristeri të Athinës. Sipas shtypit grek, ngjarja ndodhi në një pikë të shitjes së makinave.
Raportohet se kanë qenë dy persona, të cilët i zunë pritë shqiptarit duke i dalë përpara me makinë. Fillimisht ka patur një debat verbal mes shqiptarit dhe autorëve.
Këta të fundit e goditën shqiptarin me sende të forta dhe me një dorezë grushti. Më pas njëri prej tyre e qëlloi me armë në këmbë, duke e lënë të plagosur.
32-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia u njoftua për incidentin nga banorët e zonës.
Ndërkohë, policia greke ka identifikuar dy autorët e përfshirë në këtë ngjarje dhe i ka arrestuar.
Njëri prej autorëve, sipas gazetës Kathimerini, është djali i një biznesmeni grek, pronar anijesh, kurse i arrestuari i dytë është një personazh që merr pjesë në një reality shoë në televizionet greke. /tvklan.al