Ligjvënësit ukrainas falenderojnë aleatët perëndimorë me flamuj në duar në parlament
Shtëpia e Bardhë tha se Rusia vazhdon të shtojë trupa ushtarake pranë kufirit ukrainas duke nënvizuar rrezikun e vazhdueshëm që Moska përbën për Ukrainën.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, gjatë konferencës për shtyp deklaroi para gazetarëve se ka dërguar 5 mijë forca në Bjellorusi dhe ka “plane për të dërguar më shumë në ditët në vijim”.
“Është e rrezikshme. Kemi mbi një javë që po themi se Rusia mund të pushtojë në çdo moment”. – shtoi më tej ajo.
Psaki theksoi po ashtu se SHBA po përgatisin një paketë sanksionesh që do të godasin individë që në ose afër qarqeve të brendshme të Kremlinit dhe që janë bashkëfajtorë në sjelljen destabilizuese të Kremlinit.
Ndërkohë ligjvënësit ukrainas kanë falenderuar aleatët perëndimor në parlament për ndihmën e ofruar teksa tensionet me Moskën janë në kulm. Ata thanë se veprimet e fundit të Rusisë përbëjnë kërcënim jo vetëm për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, por edhe për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare.
Klan News