Presidenti amerikan Donald Trump ve në pikëpyetje sovranitetin e Ukrainës në të ardhmen, në një intervistë për televizionin amerikan Fox News.
“Ata mund të jenë rusë një ditë ose mund të mos jenë, por kemi dhënë gjithë ato para për Ukrainën dhe dua të na i kthejnë”, tha Trump.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ndihma amerikane ndaj Ukrainës ka qenë më e lartë se ajo e Bashkimit Europian dhe arrin në 300 miliardë Dollarë. Ndaj ai kërkon kompensim me mineralet e rralla që mban nëntoka e Ukrainës me vlerë totale 500 miliardë.
Duke folur për mediat nga zyra e tij, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha po ashtu se këtë javë do të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe se po këtë javë do të dërgojë edhe gjeneralin amerikan në pension Keith Kellogg në Kiev për negociatat.
Trump njoftoi se palët janë duke diskutuar për fundin e kësaj lufte, që sipas tij nuk do të kishte nisur nëse presidenca e tij nuk do të ishte ndërprerë.
Tv Klan