Administrata e presidentit amerikan Donald Trump planifikon të vendosë kufizime për vizat që jepen për studentët e huaj që vijnë në SHBA. Sipas mediave amerikane, administrata e Trump-it përgatitet të vendosë një afat fiks deri në 4 vite për vizat e studentëve të huaj.
Në propozimin e paraqitur nga Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme, propozohet që të kufizohen në dy vite vizat e studentëve të huaj që vijnë nga vende të cilat ndodhen në listën e Departamentit amerikan të Shtetit për vendet që mbështesin terrorizmin.
Në kushtet aktuale studentët e huaj mund të qëndrojnë në SHBA deri në përfundimin e studimeve të tyre. Në rast të vendosjes së kufizimit, studentët që kanë nevojë për afat shtesë për zgjatjen e vizave do t’u duhet të paraqesin arsyetime për gjendjen në rast të sëmundjes ose jashtë kontrollit të tyre.
Nëse rregullorja në fjalë hyn në fuqi do të ndikohen personat e vizave në kategoritë ”F”, ”J” dhe ”I”. Gjithashtu parashikohet që kjo rregullore të zbatohet edhe për gazetarët e huaj në SHBA.
Klan Plus