Presidenti amerikan Donald Trump pezullon sërish taksat e sapo vendosura ndaj Meksikës të paktën deri në 2 Prill. Pas një bisede me presidenten Claudia Sheinbaum, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shkruar në rrjetin social Truth, se kanë rënë dakord që asnjë taksë nuk do paguhet me tarifën 25% deri në 2 Prill.

Vendimin e mora, ka theksuar ai, për hir të respektit që ushqen për homologen meksikane dhe së bashku po përpiqemi të punojmë fort në kufijtë tanë për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm dhe për ndaljen e Fentanyl. Nuk ka lënë pa falenderuar presidentin Sheinmbaum për bashkëpunimin dhe punën e pandalshme që po kryen për ndaljen e trafiqeve ilegale.

Aktualisht në doganën që ndan kufirin Meksikë-SHBA kanë mbetur të bllokuar  200 mijë autotrena, duke rënduar mjaft situatën. Më herët gjatë së enjtes autoritetet meksikane vunë në dukje situatën alarmante të krijuar në pikën doganore që nga hyrja në fuqi e taksave prej 25 % të vendosura nga administrate amerikane. Sipas tyre kjo gjë përveç radhëve të gjata, bllokimeve do të kishte impakte mjaft të rënda mbi ekonominë meksikane.

Klan News