Analisti Preç Zogaj i sheh zgjedhjet e 11 Majit si një ndeshje mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte ai u pyet drejtpërdrejt nga gazetari Blendi Fevziu nëse kryedemokrati Berisha mund ta mundë kryeministrin Rama.
Sipas Zogajt, PD ka mundësi të fitojë nëse Berisha hap rrugën e vet duke iu referuar këtu faktit që vijon të jetë i sanksionuar nga SHBA.
Preç Zogaj: Unë kam mendimin që ky sistem siç është ndërtuar dhe siç është bërë deledash me një pjesë që janë patricët që janë të emëruar dhe playback që duhet të mbledhin votat për patricën. Ky sistem është sistem i kryetarëve.
Blendi Fevziu: Kush të duket e favorizuar në zgjedhje Preç? Thelbi është a mund dot Edi Ramën me këtë koalicion?
Preç Zogaj: Ndeshja është mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Kanë zgjedhur vetë. PD gjithnjë e ka bërë gabim se forca e saj është te individi nuk është te masa.
Blendi Fevziu: E mund dot Sali Berisha Edi Ramën?
Preç Zogaj: Këtë e lashë për në fund. Përgjigjen e kësaj pyetje e mendoj në varësi të asaj që do ndodhë deri në zgjedhje sepse Berisha është përpara sfidës për të hapur rrugën e tij. Për të hapur rrugën e mbyllur sepse edhe tani që po flasim rezulton e mbyllur. Deri në zgjedhje do arrijë Sali Berisha ta hapë rrugën e vet apo jo është pyetja e parë që lidhet me sanksionimet e tij në SHBA dhe kjo ndikon. Unë prandaj uroj që ta heqë sepse ka plot demokratë që kanë qëndruar në pozicionet që kanë për këtë vijë ndarëse.
Blendi Fevziu: Një përgjigje të kërkova Preç, e mund s’e mund dot?
Preç Zogaj: Në qoftë se nuk hap rrugën nuk e mund. Dhe tjetra shumë gjëra do varen nga ngjarje që mund të ndodhin. Nëse Sali Berisha nuk hap rrugën e vet ai do shkojë drejt takimit me të vërtetën e tij. Nëse hap rrugën ka shanse për të fituar./tvklan.al